E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet e 9 nëntorit, Celibashi: Rezultati, brenda 24 orëve!
Lajme

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Celibashi: Rezultati, brenda 24 orëve!

Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka folur lidhur me zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen më 9 nëntor në bashkitë e Matit, Vlorës, Tepelenës, Beratit dhe Cërrikut.

Celibashi bëri me dije se për pak ditë do të publikohet lista përfundimtare e votuesve, që përfshin mbi 300 mijë qytetarë. Ai shtoi se rezultatet mund të jenë të njohura brenda 24 orëve, deri më 10 nëntor.

Një veçori e këtyre zgjedhjeve është eksperimenti me përdorimin e inteligjencës artificiale për numërimin e fletëve të votimit, i cili, sipas Celibashit, nuk do të ndikojë në rezultatin përfundimtar.

“Listën finale të zgjedhësve nuk e kemi akoma për pak ditë del lista dhe do kemi numrin përfundimtar të zgjedhësve. Janë mbi 300 mijë votues. Gjykuar nga lloji i zgjedhjeve dhe angazhimi që këto zgjedhje kërkojnë, besoj se do e kemi rezultatin e zgjedhjeve për kryetar bashkie, brenda datës 10 nëntor. Procedura ligjore është ajo që është, numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit është manual, por do të eksperimentojmë përdorimin e inteligjencës artificiale, për numërimin e fletëve të votimit si eksperiment dhe nuk do të ketë asnjë domethënie në rezultat, por do të shohim se si një aplikacion do të numërojë fletët e votimit në të ardhmen.

Kostoja e një vote shkon te 11 euro për votë, se nuk kemi votime nga jashtë për këto zgjedhje. Për votimin elektronik nuk është problem kostoje, mungesa e besimit të plotë të një pjese të votimit në këtë proces, ka bërë që të mos e aplikojmë votimin elektronik në shkallë të gjerë. Zgjedhjet e fundit kanë bindur edhe disa skeptikë, se në kuptim të integritetit që ka kjo mënyrë votimi, do ia vlente ta zgjeronim”, tha Celibashi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.