E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse Basha turret të kërkojë zgjedhje?
Sot

Pse Basha turret të kërkojë zgjedhje?

Lulzim Basha e ka lidhur dështimin e Rilindjes në hapjen e negociatave me padurimin për tu rikthyer vetë në pushtet. Gjatë një conference të paralajmëruar me ngut, ai ka shpallur se: “Ne na duhet një qeveri e re, një qeveri që e çon vendin drejt dhe BE dhe kjo qeveri duhet të dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.”

Deri diku nu ka asnjë mëkat. Edhe opozita maqedone u soll në të njëjtën mënyrë, siç do të bënte në fakt çdo lloj minorance tjetër në një demokraci.

Por, me Bashën dhe PD-në problemi është pak më i ndryshëm. Së pari sepse ata përpara një qeverie të re që predikojnë sot, kanë kërkuar disa muaj më parë një kabinet teknicienësh që të normalizojë situatën e polarizuar politike.

E dyta se ata kanë pasur një kusht të pa negociueshëm: “Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër”, për të cilin dogjën mandatet dhe bojkotuan gjedhjet vendore.

Duke i harruar këto dy vija të kuqe të pa negociueshme, dhe duke kërkuar zgjedhje pa kaluar më parë nga një qeveri e përbashkët stabilizuese, së pari lideri i PD-së lë përshtypjen sikur dy lëvizjet më “heroike” të opozitës, paskan qenë të gabuara. Ai i shërben propagandës të Ramës që pretendonte atëhere se PD-ja nuk hynte në zgjedhje pasi i trembej humbjes. Pra sot, kur Rama është i refuzuar nga BE dhe PD-ja e sheh fitoren më pranë, parimet e predikuara nuk paskërkan rëndësi.

Së treti këto pirueta e shfaqin liderin e PD-së si një oportunist meskin, që sapo i shfaqet mundsia e karriges, i harron të gjitha sa ka thënë.

Por, pavarësisht nga këto vëzhgime që kanë të bëjnë me profilin personal të Bashës, realisht vendit i duhet një qeveri tranzitore teknikësh, pa figura politike të dorës së parë, që të zbatojë kushtet e Bundestagut gjerman, që mos pengojë reformën në drejtësi duke synuar ta kapë atë, që mos bëhet pengesë për një ndryshim të sistemit zgjedhor. Vetëm një qeveri e tillë mund ta përgatisë vendin për negociatat dhe mund të shtrojë udhën për zgjedhje reale të lira e të ndershme.

Por, duke e anashkaluar atë që predikonte vetë, Basha rrezikon që nga tafmaja e madhe ti humbë të gjitha, për vete dhe për shqiptarët.Lapsi.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.