E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse komentet e Efit dhe Luizit në lidhje me psikologët janë shumë problematike
Flash

Pse komentet e Efit dhe Luizit në lidhje me psikologët janë shumë problematike

Një diskutim brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” është përqendruar te psikologët dhe nisur nga fakti se sa delikate janë temat e shëndetit mendor, e pamë të arsyeshme ta trajtonim në këtë artikull, duke marrë në konsideratë ndikimin që formate të tilla reality show kanë te masa, sidomos te të rinjtë.

Gjatë një bisede, Luizi u habit nga numri i herëve që vajzat, konkretisht Deamishel dhe Efi, kishin takuar psikologët gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së “Big Brother”. Menjeherë, Luizi nisi me batuta, shaka dhe ironi në lidhje me faktin që ato ishin konsultuar shumë herë me psikologët.

Efi, nga ana tjetër, tha: “Unë kisha pesë muaj [që bëja seanca] me psikolog. Nuk rrija dot pa psikolog.” “Ç’keni ju?!” pyet Luizi i habitur. “Vetë e keni kërkuar gjithmonë [që të takoni psikologët këtu në BBVA]?! Edhe më thoni mua ‘s’je normal’,” shton më pas.

Në vijim të bisedës, Efi thekson: “Unë nuk do ta lë kurrë psikologen. Një jetë do ta kem. Nga një anë, më mirë t’ia them psikologes, sesa të shkosh e t’ia thuash një shoqeje. Nuk dua më fare, jam në një fazë që s’dua t’i qahem, t’i ankohem njeriu dhe as t’i them njeriu se çfarë problemesh kam. S’dua fare. Dua thjesht të kem psikologen time.”

Në këtë bisedë, përveç Deas që e ka të qartë dhe në rregull konceptin për psikologët – e cila thotë se “psikologët të ndihmojnë të kuptosh veten, të shkarkohesh, të kuptosh gabimet e tua” – narrativat e Luizit (ironi për faktin që dikush kërkon ndihmë te psikologu) dhe e Efit (që lloj varësie ndaj psikologëve) janë të gabuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.