E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse nervozizmi i Edi Ramës është lajm i mirë për Kosovën
Publik News

Pse nervozizmi i Edi Ramës është lajm i mirë për Kosovën

E kam thene dhe me heret se qasja qe Albin Kurti solli ne procesin e dialogut me Serbine,eshte nje qasje e frutshme qe tenton te ktheje ne raportet midis paleve dialoguese nje pozicion te balancuar.
Me faj apo pa faj te negociuesve te meparshem,raporti i paleve kishte filluar te humbte balancen ne favor te Serbise pergjate viteve te dialogut.
Produkt me i ndjeshem i ketij raporti te cbalancuar ishte imponimi ne takimin e Washingtonit e firmosjes se Minishengenit dhe heqja nga teksti i kerkeses per Njohje Reciproke.
Asokohe vete ish kryeministri Hoti i sapo dale nga Shtepia e Bardhe deklaroi se Minishengeni “na u imponua” dhe per kete u detyrua te frimose.

Kete raport te çbalancuar kritikoi,ende kandidat per president,Joe Biden.
Ai cilesoi raportet e deri asaj kohe midis dialoguesve Serbi Kosove si “unfair”.

Pikerisht me kerkesat per 5 pika qe Albin Kurti parashtroi si kerkese e re e pales kosovare ne dialog,me trajtimin publik te dialogut si te rendesishem por jo jetik per Kosoven,e sidomos me refuzimin e Minishengenit ose Open Ballkan te ideuar e frymezuar nga Serbia..,ne raportet dialoguese rikthehet balanca e humbur.

Fakt eshte qe pas ketyre levizjeve ka humbur entuziazmi dhe buzeqeshja e pales serbe pas cdo takimi me ate kosovare.
Vucic e te tijet shfaqen perhere e me shume nervoze ne qendrime e deklarata.
Ky nuk eshte lajm i keq per Kosoven.

Cudia ndodhi kur ky ndryshim raportesh nervozon Tiranen zyrtare dhe Ed Eamen.
Kjo po eshte cudi.
Por asnje argument llogjik nuk ka Tirana zyrtare te nervozohet per forcimin e pozitave te Kosoves ne dialog.
E nese nervoziteti i Tiranes zyrtare vjen pse u nervozua Vucic e Beogradi…,ky eshte nje lajm edhe me i mire per Kosoven,pasi eshte prova e qarte se Beogradi po fillon te ndjeje dobesi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.