E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse presidenti i SHBA e ka ‘halë në sy’ Gjermaninë
Bota

Pse presidenti i SHBA e ka ‘halë në sy’ Gjermaninë

Para disa muajsh presidenti i SHBA deklaroi zhvendosjen e trupave brenda Europës. Tani marrëveshja është e plotë, Trump dhe homologu i tij polak Duda e nënshkruan atë.

 

 

Sipas marrëveshjes trupat e SHBA do të përforcohen në Poloni me rreth 1000 ushtarë e më pas deri në 5500 forca. Presidenti Donald Trump dhe presidenti i Polonisë Andrzej Duda nënshkruan marrëveshjen në Nju Jork, ku të dy marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Një marrëveshje parimore për këtë të dy krerët e shteteve e kanë vendosur në qershor gjatë vizitës së Dudas në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Fillimisht marrëveshja duhej nënshkruar në fillim të muajit në kuadër të vizitës së Trump-it në Varshavë. Por Trump e anuloi këtë udhëtim për shkak të uraganit në SHBA.

Polonia mbulon kostot

Trump tha në Nju Jork, se Polonia ka marrë përsipër të financojë infrastrukturën e nevojshme për ushtarët shtesë. Trupa shtesë do të dislokohen në Poloni duke u zhvendosur nga vendet e tjera të Europës. Trump ka përmendur në këtë kontekst edhe tërheqjen e trupave të SHBA-së nga Gjermania.

Për shkak të shpenzimeve për mbrojtjen, presidenti i SHBA-së e ka Gjermaninë si halë në sy. Sipas tij Gjermania nuk i përgjigjet detyrimeve brenda NATO-s, ankohet Trump vazhdimisht. “Gjermania është në nivelin një përqind të shpenzimeve për mbrojtjen, ndërkohë që kuota duhet të jetë dy përqind”, argumenton Uashingtoni.

Në marrëveshjen mes Polonisë dhe SHBA-së janë përcaktuar edhe vendet e përforcimit të trupave amerikane, sikurse mësohet nga një deklaratë e përbashkët e publikuar në Poloni. Kuartieri qendror i divizionit do të jetë në qytetin Poznan. Në deklaratë thuhet, se të dyja palët duan të vazhdojnë bisedimet lidhur me një vend të mundshëm për dislokimin e brigadës së tankeve të SHBA-së.

Varshava prej kohësh përpiqet për përforcimin e trupave amerikane. Shumë polakë e shohin SHBA-në si fuqi mbrojtëse kundrejt Rusisë, e cila për shkak të krizës në Ukrainë konsiderohet si rrezik në vendet e krahut lindor të NATO-s. DW

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.