E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse rritet nafta në Shqipëri dhe  në Maqedoni ulet!
Publik News

Pse rritet nafta në Shqipëri dhe në Maqedoni ulet!

Skandal! Të shkrihet urgjent, bordi i hajdutëve!

“Skandal” e ka konsideruar Petrit Vasili, rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri, në një kohë kur në shtetin fqinj e ulin dhe ka kërkuar sërish me forcë sot, shkrirjen e të ashtuquajturit “Bordi i Transparencës” ngritur nga qeveria, që ai e cilëson si “bordi i hajdutëve”.

“Bordi i hajdutëve e rrit çmimin e naftës, në Maqedoni e ulin!- shkroi sot Vasili në Fb. – Bordi i hajdutëve ka rritur çmimin e litrit të naftës me 8 lekë, duke e çuar në 214 lekë litrin ndërsa në Maqedoni, çmimi i litrit të naftës ulet me dy denarë dhe shkon 159 lekë litri. Pra, në Shqipëri nafta kushton 55 lekë për litër ose 35% më shumë se në Maqedoni!

Çfarë ka Maqedonia më tepër se ne?! Mos ka detin dhe portet më afër?! Mos ka popullsinë më të madhe?! Mos ka buxhetin e shtetit më të madh?!

Përgjigja është e qartë dhe shumë e thjeshtë: Maqedonia e Veriut nuk ka një qeveri hajdute si qeveria e Edi Ramës në Shqipëri dhe një bord hajdutësh të përbërë nga qeveria dhe oligarkët!

Qeveria e Edi Ramës, megjithëse çmimi naftës në bursa bie dhe megjithëse kursi i dollarit bie, këta rrisin çmimin se vetëm ashtu iu leverdis oligarkëve. Turp dhe krim ndaj qytetarëve! Zgjidhja: Të shkrihet urgjent bordi i hajdutëve! Votoni në Kuvend, projektligjin e Partisë së Lirisë të bllokuar që nga muaji mars për heqjen e taksës së qarkullimit dhe karbonit.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.