E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse SPAK nxitoi për të arrestuar ish-ministrin Beqja?
Lajme

Pse SPAK nxitoi për të arrestuar ish-ministrin Beqja?

SPAK theksoi në gjykatë se Beqaj ka vijuar kryerjen e veprave penale qetësisht ndërkohë që ishte nën hetim për Sterilizimin. Ndaj u kërkua që ai të vijohej të mbahej në burg pasi mund të prishte provat dhe të kryente vepra të tjera penale.

“Prokuroria e Posaçme në kërkesën drejtuar gjykatës për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj arsyeton si më poshtë: Sa i përket personit nën hetim Ilir Beqaj, ai paraqet rrezikshmëri të theksuar shoqërore, nisur nga rëndësia e faktit penal dhe rrethanat e kryerjes së tyre. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Ilir Beqja ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulajn që e kishte vartës në SPASPAC.

Personi nën hetim Ilir Beqaj pavarësisht qënies së tij si person nën hetim në një procedim tjetër penal, atë të Sterilizimit, ku ishte nën masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore çdo të premte, ka vijuar qetësisht veprimtarinë e kundraligjshme duke shfrytëzuar funksionin publik dhe interesat e tij pasurore, duke shtuar gjendjen e rrezikut për kryerjen e veprave të tjera penale.

Duke marrë në konsiderat faktin që hetimet janë duke vazhduar me mbledhjen e të gjitha provave komjuterike, ekziston rreziku për dëmtim apo prishje të provave”, tha Lala.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.