Pse u përjashtua kandidati Ibsen Elezi nga gara për kreun e PD-së
Ish-kryetari i PD në Kukës, Ibsen Elezi, është një nga kandidatët e skualifikuar nga Kryesia e Partisë Demokratike ëpr zgjedhjet e 13 qershorit, ku do të votohet për kryetarin e ri të partisë.
Burime për mediat bëjnë me dije se Elezi është skualifikuar pasi komentet e tij janë cilësuar nga Kryesia si denigruese ndaj Partisë Demokratike. Gjithashtu një nga arsyet e skualifikimit ka qenë edhe mospjesëmarrja e Elezit në fushatën e PD për zgjedhjet e 25 prillit.
Kryesia e PD vendosi ditën e sotme që të jenë 4 kandidatë që do të garojnë për kreun e partisë. Lulzim Basha do të sfidohet nga Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



