Psikologia Pasojat e tërmetit, trauma mund të zgjasë deri 4 javë
Kështu shprehet psikologia Artemis Shehu thote se trauma pas-tërmet mund të zgjasë deri në katër javë teksa nenvizoi se fëmijët janë kategoria e të miturve që preket më tepër nga ankthi.
“Mosha 10 deri 11 vjeç është ajo më e prekur, kur nis dhe koncepti i vdekjes. Në këtë moshë, duke qenë se femijët janë duke menduar ndoshta mbi vdekjen dhe sa e tmerrshme është kjo gjë. Ndërsa nën 10 vjeç e quajnë mungesë sigurie. Duhet të edukojmë fëmijët se këto janë situata që duken anormale, por që edhe ndodhin. Pjesa e sigurisë ka shumë rëndësi. Duhet një forcë e madhe psikologjike ndaj fenomenit. Ndihma mediatike për mua është shumë e rëndësishme. Mediat kanë ndihmuar në aspektin psikologjik”, u shpreh ajo.
Psikologia Artemis Shehu theksoi se edhe mësuesit kanë rolin e tyre në përballimin e situatës.
“Unë mendoj se mësuesit kanë një përgjegjësi të madhe. Do thosha që të parët që duhet të jenë të qetë janë priindërit. Puna mendoj se fillon nga vetja. Iu bëj thirrje prindërve që të transmetojnë qetësi tek fëmijët, sigurinë e tyre patjetër. Mësuesit kanë nevojë edhe për sigurinë e prindit. Madje, është me rëndësi të bëhet edhe krijimi i situatave simuluese si të bëjmë në këto raste.”, deklaroi psikologia Shehu.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



