E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publikimi i pagave, Basha: Furi skandalesh, Rama të ishte dorëhequr e jo të kërkonte ndjesë! Tangentopoli, që meriton një megaproces
Politikë

Publikimi i pagave, Basha: Furi skandalesh, Rama të ishte dorëhequr e jo të kërkonte ndjesë! Tangentopoli, që meriton një megaproces

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar maxhorancën për skandalin e publikimit të pagave të qytetarëve shqiptarë, duke u shprehur se Rama duhej të kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

“Pas arrestimit të ish-ministrit ka plasur një skandal  tjetër që në çdo vend normal duhet të ishte pasuar nga dorëheqja e Ramës, ao jo vetëm që ska dhënë dorëheqjen por doli sot për të na shpejguar se sishte problem i bravave të akshit. Rama filloi me patronazhistët sistemin që ndërtoi në funksion të masakrës së 25 prillit. Të dhënat më sensistive të qytetarëve të marra nga drejtoria e tatimeve apo përmes të dhënave të tjera të aksesueshme nga qeveria në mënyrë të paligjshme  ishin vënë në dispozicion të  kryeministrit. Skandali i rrjedhjes së të dhënave sa i takon të ardhura është konfirmim i skenës kriminale të krimit elektoral të ndërtimit të sistemit të ri të shtetit të sistemit të patronazhistëve. Rama e di këtë dhe kjo është aryseja pse ka dalë ti rimbrojë”, tha Basha.

Kryedemokrati theksoi se  “në një vend normal i pret ndjekja penale dhe dënimi me burg. Në veçanti ata që kanë idenuar skemën e vjedhjes së të dhënave dhe dalja e të dhënave të një numri të madh qytetarësh. Është skandaloze, do ishte skandaloze po të kishte ndodhur para 12 vitesh kur u futëm në NATO  është dyfish skandaloze sot se tregon shkallën e lartë të dobësisë që Shqipëria tregon për të mbrojtur të dhëna sensistive. Kjo vjen pas një sërë skandalesh të tjera, skandali i serverit të taimeve, për të marrë të dhënat e të gjitha kompanive dhe servera private. Kush do përfundojë në burg për këtë”.

Deklarata

“ Jemi përpara një tangentopoli, që kërkon një mega proces. I bëj thirrje strukturës së posaçme antikorrupsion, byrosë kombëtare të hetimit, shërbimit informativ kombëtar, të krijojnë menjëherë infrastrukturën e nevojshme, që personat përgjegjës për këtë skandal të arrestohen, pra të mos të lihen në gjendje të lirë, apo në gjendje për tu arratisur, që të nisin menjëherë të gjitha proceset e nevojshme për vënien para përgjegjësisë të personave me mbrojtje politike. I bëj thirrje përfaqësive të huaja në Tiranë, të ofrojnë të gjithë mbështetjen e nevojshme për strukturën e posaçme antikorrupsion, për strukturat relevante në policinë e shtetit dhe për shërbimin informativ shqiptar, sepse në momentin që flasim, informacionet pranë Partisë Demokratike tregojnë për një presion të jashtëzakonshëm politik nga personat e përfshirë direkt në skandalin e patronazhimit, në këtë aspekt të skandalit të patronazhimit, që është rrjedhja e të dhënave personale, mbi të ardhurat personale të shtetasve.

Edi Rama filloi me patronazhistët, sistemin që ai ndërtoi në funksion të masakrës zgjedhore të 25 prillit. Ju e dini se denoncimet tona atëherë përfshinë dhe vjedhjen e të dhënave personale. Të dhënat më sensitive të qytetarëve, marrë nga Drejtoria e Tatimeve, apo përmes të dhënave të tjera të disponueshme nga qeveria, i ishin vënë në dispozicion shtabit të partisë. Këtë gjë e di fare mirë Edi Rama. Kur thotë se janë marrë si copa-copa, konfirmon denoncimin tonë. Skandali i rrjedhjes së të dhënave, është konfirmim i skemës kriminale të krimit elektoral të sistemit të patronazhistëve. Edi Rama e di këtë, dhe kjo është arsyeja pse i mbron publikisht ata.

Patronazhistët i pret ndjekja penale, madje dhe dënimi me burg, në një shtet normal. Në veçanti ata që kanë ideuar dhe skenuar skemën e vjedhjes së të dhënave personale dhe publikimin e tyre. Është skandaloze, do ishte skandaloze edhe po të ndodhte para 12 apo 13 vitesh, kur morëm ftesën për në NATO. Është dyfish skandaloze sot, sa i takon aftësisë së vendit për të mbrojtur të dhënat personale. Është skandaloze, sepse vjen pas një sërë skandalesh që kanë përfshirë këtë qeveri, që në fillimet e qeverisjes”, u shpreh kryedemokrati Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.