Publikohen pamjet e momentin të sherrit midis ish-deputetit demokrat dhe biznesmenit
pamjet e momentit të përplasjes fizike mes ish-deputetit të PD-së, Luçiano Boçi me biznesmenin Gjergj Luca ditën e sotme në një lokal në Labinot të Elbasanit.
Ky është momenti i sherrit në Elbasan midis kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca. Panorama.al, ka siguruar një pjesë të sherrit verbal midis tyre të filmuara nga kamerat e sigurisë në zonë.
Me shenja mavijosje në pjesën e qafës, ish-deputeti Boçi akuzoi biznesmenin se e ka kërcënuar me jetë.
“Një agresion, sulm i Lucës. Nuk është as Zoti, nuk mund t’i them as me termin oligark, se këto janë plehrat e Ramës që ai i ndërsen kundër përfaqësuesve politik. Ky është një agresion me motive politike. Dilja nga një takim për të biseduar me disa përfaqësues për problemet e zonës. Në dalje ky zotëri, vjen dhe agreson me fjalë dhe më pas më afrohet dhe tenton goditjen, pastaj e agravon situatën deri në kërcënime për jetën”, tha Boçi.
Është bandit dhe mbrohet nga një kryebandit. Koha e banditëve ka marrë fund. Në 25 prill i zbresim nga froni i banditëve. Ka bërë hapat e para ligjorë për denoncimin. Është në moralin, në përgjegjësinë e Prokurorisë të vazhdojë hapat e tjerë.
Luca ka histori të përplasur me njerëzit në Labinot, nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. I duket vetja trim, i mbështetur nga kryeministri. Këto trima, pas 25 prillit do të jenë frikacakët që do tu luten njerëzve për mëshirë”, vijon ish-deputeti i PD-së.
QENDRIMI I GJERGJ LUCES
Pas deklaratës së Luçiano Boçit, ka ardhur edhe reagimi i biznesmenit Gjergj Luca lidhur me konfliktin mes tij dhe ish-deputetit të PD-së të ndodhur në një lokal në Labinot.
Gjergj Luca e konsideron Boçin një “politikan rrugaç”, duke pretenduar se ai e ka sharë dhe e ka provokuar. “Unë jam i dhunuari, dua që të zbardhet çështja”, u shpreh Luca në një prononcim për mediat.
Reagimi i Lucës vjen pas prononcimit për media të Boçit, që u shfaq me shenja në fytyrë duke pretenduar se biznesmeni e ka kërcënuar me jetë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



