Publikohen tezat e Maturës 15 minuta pas nisjes së provimit
Provimi me zgjedhje është i fundit për maturantet këtë të hënë të 24 qershorit.
Por si zakonisht, testet janë publikuar online pas nisjes së provimit.
Tezat e ekonomisë, biologjisë dhe fizikës janë publikuar në rrjetet sociale 15 minuta pas nisjes së testimit.
Rreth 28 mijë maturantë në të gjithë vendin do ti nënshtrohen testit provimit me zgjedhje, ndërkohë që nxënësit do të paraqiten në 144 qendra të provimit të ngritura në gjithë vendin, për t’iu nënshtruar kontrolleve para nisjes së provimit.
Provimi nisi në orën 10 të mëngjesit dhe zgjat për 2 orë e 30 minuta. Deri më tani janë zhvilluar tre provime të Maturës Shtetërore 2024, Gjuha e Huaj; Gjuha Shqipe e Letërsia; dhe Matematika.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



