E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publikohet fotoja e autorit të dyshuar të vrasjes së efektivit, imazhet e tij shpërndahet në të gjitha komisariatet. Në kërkim edhe i vëllai
Lajme

Publikohet fotoja e autorit të dyshuar të vrasjes së efektivit, imazhet e tij shpërndahet në të gjitha komisariatet. Në kërkim edhe i vëllai

Personi që dyshohet se ka qëlluar mbi efektivin e policisë në Lezhë, Saimir Hoxha është Aldo Rama.

Ai është nga Elbasani dhe fotoja e tij është shpërndarë në të gjitha Komisariatet e policisë.

Po ashtu në kërkim është edhe i vëllai i tij, shtetasi Selim Rama.

I shpalluri në kërkim Aldo Rama dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një patrulle policie, e cila ishte në kontroll për kultivim të lëndëve narkotike në zonën e Lezhës.

Si pasojë ka mbetur i vrarë efektivi 44-vjeçar Saimir  Hoxha.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Informacioni nga policia

Rreth orës 10:30 ,në Ishull Lezhë ,në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.