E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publikohet fotoja e biznesmenit që u vra me plumb në kokë pranë banesës në Tiranë
Lajme

Publikohet fotoja e biznesmenit që u vra me plumb në kokë pranë banesës në Tiranë

Ky është biznesmeni i ndërtimit, Eduart Reçi që u vra me plumb në kokë pranë banesës.

Viktima u ekzekutua në një atentat të organizuar pranë pallatit ku 52-vjeçari jetonte, të cilin e kishte ndërtuar edhe vetë.

Autorët e krimit raportohet se kanë pritur derisa Eduart Reçi të dilte nga banesa dhe e kanë qëlluar, dyshohet, nga distanca.

Bizmesmeni i ndërtimit, i cili dikur ka qenë punonjës i SHISH, mori një plumb të vetëm në kokë dhe u dërgua te Trauma, por nuk arriti të mbijetonte.

U qëllua me plumb në kokë në mes të Tiranës,

Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi

Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi në Tiranë ka tronditur opinionin publik edhe në Dibër.

Të afërmit dhe fqinjët në fshatin e tij të lindjes Brezhdan, janë tronditur thellë pasi e njohin si familje të qetë dhe shumë fisnike.

Fqinjët dhe të afërmit shprehen se nuk kanë dijeni që Reçi të ketë patur njohje me Luftar Reçin, i penduari i drejtësisë që njihet ndryshe edhe si i “tmerrshmi i Dibrës”.

“Shumë djalë i mirë ka qenë. Më i miri i fshatit dhe ai dhe babai i vetë. Djalë më të mirë nuk ka pasur. Konflikte nuk ka pasur. Ka vazhduar shkollën e lartë”, tha një fqinj.

“Nuk ka pasur ndonjë konflikt, nuk ka pasur. Nuk di a ka pasur konflikte me ndonjë. Ishte me punë. Dy banesa në Tiranë i ka me qera. Lajmin e morëm vesh në televizor. Këtu nuk ka pasur asnjë konflikt, as babai i vetë”, u shpreh kushëriri i viktimës për Vizion Plus.

“E njoh si djali më i mirë i Dibrës. Ka mbi 30 vjet që është larguar nga Dibra. Nuk besoj se ka lidhje me Luftar Reçin. Ka mbaruar shkollën e ekonomikut me sa di un”, tha fqinji.

“E vërteta nuk dihet, por si djalë ka qenë i përsosur. Nuk ka pasur asnjë konflikt. Nuk dim të ketë pasur konflikte. Nuk dimë a ka pasur lidhje me Luftar Reçi”, deklaroi një tjetër.

Policia nuk ka ende një pistë hetimi mbi vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi. Kjo pasi 52-vjeçari nuk rezulton të ketë precedentë penalë.Pasi ka parë edhe videon në vendin e ngjarjes, policia dyshon se ka pasur vetëm një të shtënë që e ka kapur Reçin në kokë, duke kaluar tejpërtej.

Nga kamerat dëgjohet vetëm një e shtënë dhe momenti kur 52-vjeçari nga Dibra bie në tokë dhe nuk ka persona të tjerë afër duke shtuar dyshimet e policisë se është qëlluar nga distanca.

Dikur ish-punonjës i SHISH, publikohet fotoja e biznesmenit që u vra

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.