E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publik News

Publikohet sondazhi i gjermanëve, PD është në avantazh ndaj PS në zgjedhje, LSI bie me vota

(TABELAT)

Dy partitë politike janë kokë më kokë në elektorat vetëm shtatë ditë para zgjedhjeve, ndërsa numri i të pavendosurve mbetet i lartë

Me ‘GFK’, një ndër kater kompanitë kryesore në botë për hulumtimet e tregut dhe opinionit, ka vrojtuar sjelljen e votuesve shqiptare në lidhje me zgjedhjet e përgjithshme 2017.

GfK realizoi tre vrojtime të opinionit publik në periudhën maj-qershor 2017, si pjesë e një hulumtimi për të ndjekur në kohë zhvillimin e pëlqimeve dhe të sjelljes politike të votuesve gjatë fushatës zgjedhore. Vrojtimi më i fundit u zhvillua në periudhën 15-18 qershor 2017 dhe mati preferencën e votimit. 996 votues, nga e gjithë Shqipëria, u pyetën përmes telefonit për subjektin për të cilin do të votojnë dhe preferencat e tyre partiake.

[bd_table]

Header 1 Header 2
Division 1 Division 2

[/bd_table] Partia Demokratike dhe ajo Socialiste janë po thuaj se në barazim mes votuesve, me një avantazh të lehtë të PD-së. Nga të dhënat e studimit, një javë para zgjedhjeve, Partinë Socialiste do ta votonin 31.1% e të intervistuarve dhe Partinë Demokratike 31.4% e të intervistuarve. LSI-në do ta votonin 6% e zgjedhësve, ndërsa PDIU-në 1.2% e tyre.

 

Megjithëse dita e zgjedhjeve ëhstë shumë pranë, vihet re një numër i lartë i të pavendosurve, votuesve që do të votojnë por nuk kanë vendosur ende se për kë do të votojnë, i barabartë me 20.3% të të gjithë të të intervistuarve.

Metodologjia

Kampioni i vrojtimit u përzgjedh në mënyrë rastësore, në nivel kombëtar, duke kontrolluar kampionin për përfaqësimin gjinor, moshor, krahinor. Intervistat u zhvilluan me metodën CATI.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.