Pukë/Makina përfundon në humnerë, humb jetën 40-vjeçari
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Iballë të Pukës.
Një automjet ka përfunduar në humnerë në vendin e njohur si Laku i Qershisë dhe drejtuesi i mjetit ka vdekur në vendngjarje.
Bëhet fjalë për Geg Prend Kola, 40 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



