E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PUNËSOHEN 373 STUDENTË EKSELENTË NË ADMINISTRATË, RAMA: NË LAJME DEL NGELËSI QË BËRTET
Lajme

PUNËSOHEN 373 STUDENTË EKSELENTË NË ADMINISTRATË, RAMA: NË LAJME DEL NGELËSI QË BËRTET

Efektivja e Shqiponjave, Blerta Dervishi, banore te ndërtesa pranë shkollës ‘Petro Nini’,  ka folur pas pezullimit nga detyra.

Ajo është shprehur se pezullimin nga detyra e ka marrë nëpërmjet telefonit.

‘Më telefonuan dhe më thanë që jam pezulluar, më dhanë vërejtje se kam penguar përmbarimin.

Nuk kam bërë asnjë shkelje, mbrojta shtëpinë time’, është shprehur efektivja.

Blerta Dervishi ishte punonjëse e policisë pranë Repartit “Shqiponja” në Policinë e Tiranës. Ajo banon bashkë me 14 persona të tjerë në ndërtesën tek ‘Petro Nini’, ndërsa ditën e djeshme, përmbarimi shkoi  për t’i nxjerrë jashtë, pasi tokës ku është ndërtuar banesa i ka dalë pronari. Thuhet se ka vendim gjykate të formës së prerë, të cilin përmbaruesit shkuan ta ekzekutojnë një ditë pasi njoftuan familjarët të lirojnë banesën.

Efektivja e Shqiponjave dhe banorët e tjerë nuk pranuan të dalin nga banesa duke shkaktuar përplasje të forta me përmbaruesit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.