E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Punonjësi i lokalit  plagos me thikë 24-vjeçarin në Korçë
Publik News

Punonjësi i lokalit plagos me thikë 24-vjeçarin në Korçë

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në një lokal në Korçë.

Si pasojë e konfliktit, i cili ka nisur për motive të dobëta, ka mbetur i dëmtuar shtetasi me iniciale E. P., 24 vjeç, i cili është plagosur nga punonjësi i lokalit, shtetasi me inicialet P. R., 25 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Korça/Informacion paraprak

Më datë 14.10.2022, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 12, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi P. R., 25 vjeç, punonjës i lokalit, ka dëmtuar në krah me mjet prerës, shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi P. R., aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.