E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Putin e bën të qartë: Nëse sulmohemi, do përdorim raketat bërthamore
Lajme

Putin e bën të qartë: Nëse sulmohemi, do përdorim raketat bërthamore

Pozicionimi i ri bërthamor i SHBA-së, i lejon Rusisë që të kundërpërgjigjet në rast të një një sulmi konvencional. Presidenti Putin tha se Rusia nuk do të hezitojë t’i përgjigjet çdo sulmi, në rast se sulmohet.

Paralajmërimi erdhi gjatë një fjalimi të presidentit rus të enjten, në të cilin ai prezantoi një numër sistemesh të avancuara strategjike të armëve të cilat, siç tha ai, do t’i bënin të gjitha aftësitë anti-raketore që aktualisht ka SHBA-ja, të pafuqishme.

Putini gjithashtu përmendi pozicionimin e ri bërthamor amerikan, i cili ka zbutur disa rregulla, se kur SHBA është e gatshme të përdorë armët e saj bërthamore.

‘Ne jemi shumë të shqetësuar nga disa pjesë të doktrinës së re bërthamore, e cila redukton standartin për përdorimin e armëve bërthamore. Pavarësisht fjalëve qetësuese të cilat përdoren prapa dyerve të mbyllura, ne mund të lexojmë atë që është shkruar. Dhe thuhet se këto armë mund të përdoren në përgjigje të një sulmi konvencional apo edhe një kërcënim kibernetik,’ tha ai.

Më tej Putin tha: ‘Doktrina jonë bërthamore thotë se Rusia rezervon të drejtën për të përdorur armë bërthamore vetëm si përgjigje ndaj një sulmi bërthamor ose një sulmi me armë të tjera të shkatërrimit në masë kundër aleatëve të saj ose një sulmi konvencional kundër nesh, që kërcënon vetë ekzistencën e shtetit.’

‘Është detyra ime të them këtë: Çdo përdorim i armëve bërthamore kundër Rusisë ose aleatëve të saj, qoftë në shkallë të vogël, në shkallë të mesme apo në ndonjë shkallë tjetër, do të trajtohet si një sulm bërthamor ndaj vendin tonë. Përgjigjja do të jetë e menjëhershme dhe me të gjitha pasojat përkatëse,’paralajmëroi presidenti rus.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.