E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Putin: Jam gati për negociata, por jo me Zelensky
Lajme

Putin: Jam gati për negociata, por jo me Zelensky

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se ai është gati për negociata që synojnë t’i japin fund konfliktit të armatosur në Ukrainë, por hodhi poshtë çdo bisedë me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky i cili – siç tha kreu i Kremlinit – mbetet “ilegalisht” në pushtet.

Në një intervistë me televizionin rus dhe gazetarin Pavel Zarubin, Putin tha se nuk ka parë vullnet nga Kievi për të negociuar me Moskën për t’i dhënë fund luftës.

Rusia është e hapur për bisedime, por nuk sheh “vullnet” nga ana e Ukrainës, pohoi Vladimir Putin. Nëse Kievi vendos të negociojë me Moskën, kryetari i parlamentit ukrainas mund ta trajtojë rastin, vuri në dukje ai.

Presidenti rus vlerësoi gjithashtu se lufta në Ukrainë do të përfundonte “për dy muaj” nëse Kievi nuk do të kishte ndihmë ushtarake nga aleatët e tij perëndimorë, të cilët janë të shqetësuar për një reduktim të mundshëm të mbështetjes amerikane pas kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. “Nuk do të zgjasin asnjë muaj nëse mbarojnë paratë dhe municionet. Gjithçka do të përfundonte brenda një muaji e gjysmë apo dy muaj”, tha Putin në një intervistë për televizionin rus.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.