E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Putin mriaton marrëveshjen sekrete për kontrabandimin e uiskit skocez drejt Rusisë
Bota

Putin mriaton marrëveshjen sekrete për kontrabandimin e uiskit skocez drejt Rusisë

Presidenti rus Vladimir Putin raportohet se ka miratuar një marrëveshje sekrete për kontrabandimin e uiskit skocez në Rusi në mes të agresionit të vazhdueshëm ndaj Ukrainës.

Shefi i Kremlinit ka shmangur ndalimin e eksporteve me marrëveshjen e re që lejon markat e njohura si Bell’s, Johnnie Walker dhe Macallan të kalojnë kufirin në Rusi nëpërmjet një procesi të quajtur importe paralele.

E njohur ndryshe si ‘tregu gri’ ky proces do të thotë se mallrat mund të furnizohen pa pëlqimin e prodhuesit, pronarit ose mbajtësit të licencës për t’i dërguar ato në ish-Bashkimin Sovjetik.

Kjo derë e pasme e fshehtë në tregti tashmë mbulon rreth 200 marka të mëdha duke përfshirë Apple, Marvel, Disney Pixar dhe DC Comics.

Megjithatë lideri rus tani po përpiqet të përfshijë markat si Aberlour, Bowmore, Lagavulin dhe më shumë të tjera në listë, raporton Daily Record, teksa produkte të tilla si Jägermeister, Jack Daniel’s, Jim Beam dhe Malibu janë gjithashtu duke u kërkuar për import.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.