Putin nis arrestimin e ushtarakëve në Moskë
Inteligjenca ukrainase zbulon detaje mbi operacionin e dyshimtë
Kremlini ka nisur arrestimin e ushtarakëve rusë.
Lajmi është bërë i ditur nga shërbimet e inteligjencës ukrainase, të cilat njoftojnë se arrestime të shumta të ushtarakëve kanë nisur në Moskë, që ka shkaktuar edhe bllokim të trafikut në kryeqytetin vendas.
Mediat ruse nuk e kanë raportuar një lajm të tillë.
Njësitë e divizionit operativ Dzerzhinsky – elita e Gardës Ruse – raportohet se kanë hyrë në qytet. Ata dyshohet se po lëvizin drejt qendrës së bashku me njësitet policore.
Ndërkohë, të gjitha njësitë ushtarake në perimetrin e Moskës janë vënë në gatishmëri të lartë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



