E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Putin, shkarkon nga detyra disa nga komandantët e lartë ushtarakë
Lajme

Putin, shkarkon nga detyra disa nga komandantët e lartë ushtarakë

Ministria e Mbrojtjes Britanike raporton se Presidenti rus Vladimir Putin ka pushuar një numër komandatësh të lartë për dështimet ushtarake në Ukrainë.

Lajmi u publikua nga shërbimet e inteligjencës së britanisë. Në komunikatë akuzohet Kremlini për drejtimin e një operacioni ushtarak të mbushur me trillime dhe koka turku.

Një listë e vogël por gjithëpërfshirëse e atyre që besohet se janë hedhur poshtë nga Vladimir Putin përfshin:

Gjenerali Serhiy Kisel, i cili komandonte ushtrinë elitë të Tankeve të Gardës së Parë. Shkarkimi vjen si rezultat i dështimit për të marrë Kharkivin

Zëvendësadmirali Igor Osipov, i cili komandonte flotën ruse të Detit të Zi, pas fundosjes së kryqëzorit Moskva në prill.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus Valeriy Gerasimov, i cili sipas Ministrisë së Mbrojtjes, mund të jetë ende në post, por është e paqartë nëse ai ruan besimin apo jo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.