Pyjet në zonën malore të Bogës në Malësinë e Madhe janë përfshirë nga flakët mungon ndërhyrja nga ajri
Per lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit janë në operacion 30 forca të Repartit Ushtarak, Vau i Dejës, 7 forca te MZSH, 10 forca nga Drejtoria Pyjore dhe 6 nga Azdm Shkodër. Dëmi që po shkaktohet është i madh.
Tymi i zjarreve po shndërrohet në ndotje për ambjentin por po shqetëson edhe turistët e huaj dhe pushuesit vendas që kanë zgjedhur të kalojnë këto ditë të në Bogë dhe Qafë Thore. Në këtë mënyrë, sipas burimeve, shumë prej këtyre turistëve për shkak të tymit që depërton në dhomat ku pushojnë janë detyruar që të largohen nga Boga dhe Qafa e Thores.
Edhe pse është kërkuar, deri më tani nuk ka patur ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve. Forcat zjarrëfikëse po vijojnë operacionit për shuarjen e flakëve, ku ndërhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



