E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qarkullonin me armë zjarri dhe municion ushtarak, në pranga babë e bir
Lajme

Qarkullonin me armë zjarri dhe municion ushtarak, në pranga babë e bir

Tiranë- Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje.

Gjithashtu policia ka bërë të ditur se ka sekuestruar 2 armë zjarri automatik, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.2, operacioni policor i koduar “Parandalimi”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 2 armë zjarri automatik, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Vihen në pranga babë e bir.

Procedohet në gjendje të lirë dhe një 68-vjeçare, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, si rezultat i informacioneve të mara në rrugë operative organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Parandalimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-S. J., 39 vjeç dhe djali i tij E. J., 16 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kishin grumbulluar informacione në rrugë operative se këta 2 shtetas po qarkullonin me një triçikël, me armë zjarri me vete.

Bazuar në këto prova, gjatë operacionit, në  rrugën “Ali Kolonja u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve. Gjatë kontrollit të triçiklit u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht dhe shtetasja P. T., 68 vjeçe, e cila dyshohet se ruante në banesën e saj armët e zjarrit që iu sekuestruan shtetasve të lartpërmendur. Gjatë kontrollit në banesën e saj u gjet një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, gjatë këtij operacioni.

Vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtari kriminale dhe zbulimin e qëllimit që kishin këta shtetas, me armët që posedonin.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.