E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qëllohet  me armë gjyqtari Astrit Kalaja
Lajme

Qëllohet me armë gjyqtari Astrit Kalaja

Gjyqtari Astrit Kalaja qëllohet me armë në zyrën e tij në Gjykatën e Apelit të Tiranës

🕒 15:44 | 06/10/2025

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pak minuta më parë sistemin gjyqësor në vend. Burime për Publik.al konfirmojnë se gjyqtari Astrit Kalaja është qëlluar me armë  në godinën e Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:44, dhe plumbi e ka kapur gjyqtarin në zonën e gjoksit. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa gjendja e tij raportohet ende e paqartë.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa forcat e rendit kanë shoqëruar autorin e dyshuar të sulmit për në komisariat.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të gjykatës, duke ngritur shqetësime serioze për masat e sigurisë në institucionet e drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.