Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Athinë
Një 37-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë ditën e sotme në Athinë, pas një atentati ndaj tij.
Ngjarja ka ndodhur rrugën “Kerasuntos” në Egaleo, Athinë, ndërsa shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Nikeas.
Ai u qëllua nga pasagjeri i një fuoristrade të zezë, ndërsa nuk dihet ende asgjë për autorin.
Paraprakisht, sipas mediave greke, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh, ndërsa hetimet vijojnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



