Topuzi është 34 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec dhe është dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Në cilësinë e provës materiale atij iu sekuestruan 1 mjet motor tip “Suzuki”, pa targë, 2 skafandra të përdorura nga autorët, ku janë fiksuar prova biologjike dhe balistike të tyre, fishekë luftarakë, si edhe pamje filmike të filmuara nga kamerat e sigurisë.
Lidhur me këtë ngjarje sot janë arrestuar edhe 4 bashkëpunëtorë të tjerë.



