E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeni mund të zbulojë  kur një njeri është me koronavirus nga era …
Publik News

Qeni mund të zbulojë kur një njeri është me koronavirus nga era …

Qentë janë zgjedhur si një ndër qeniet që mund të dallojnë se kur një njeri është me koronavirus, apo jo, vetëm përmes erës së djersës.

qen 2

Studiuesit kanë zbuluar se qentë mund të zbulojnë erën e djersës në një person që e mbart tashmë COVID-19, midis një seri mostrash negative, me sukses 100%.

Deri më tani, trajnimi i qenve për zbulimin e koronavirusit po kryhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kili, Argjentina, Brazili dhe Belgjika nga trajnerë specialistë dhe në fakt, në Emiratet e Bashkuara Arabe, qentë gjurmues gjenden tashmë në aeroporte, duke ndihmuar në uljen e përhapjes së pandemisë.

Studiuesit kanë zbuluar se qentë e stërvitur mund të zbulojnë bartës të sëmundjes, edhe kur janë asimptomatikë dhe rezultati u verifikua më vonë nga testet molekulare, shkruajne mediat e huaja. 

Mesatarisht, qentë kanë rreth 220 milion receptorë të aromës. Mostrat e djersës janë një përzierje komplekse e përbërjeve organike të paqëndrueshme.

Sipas ekspertëve, trajnimi i qenve për të zbuluar SARS-CoV-2 zgjat 6-8 javë, pasi qeni tashmë është trajnuar për të zbuluar substanca të caktuara.

Ekspertët vlerësojnë se qentë mund të angazhohen në operacione në aeroporte, shtëpi pleqsh dhe hapësira publike pa rrezikun e infektimit të tyre ose transmetimit të infeksionit.

E pra kështu qentë na vërtetuan edhe një herë pse ata janë miqtë më të mirë të njeriut.

qen 3qen 4qen

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.