Qeset me ndihma çohen në zyrën e Lleshajt
Një skandal i vërtetë është regjistruar paraditen e sotme në Tiranë. ku qese me ndihma nga organizata bamirëse për personat e prekur nga tërmeti, janë futur në ambientet e Ministrisë së Brendshme.
Gjithçka është dokumentuar nga aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ku shihet se qeset me ndihma shkarkohen nga një makinë me targa private, dhe më pas futen në ambientet e brendshme të instituicionit.
“Në Ministrinë e Brendshme shkarkohen qese me ndihma nga Fundjavë Ndryshe. Ndihmat e mbledhura nga qytetarët për të mbijetuarit e tragjedisë së tërmetit kanë gjetur rrugën për në zemër të kryeqytetit, larg zonave e njerëzve të prekur. Filmuar pak më herët nga anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatri”.
Ndërkohë që i pyetur nga anëtarja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që po filmonte skenën, punonjësi i Ministrisë së Brendshme, është shprehur se ndihmat po merren si prova materiale. Por duke iu referuar Kodit të Procedurës Penale është e sanksionuar se provat materiale dorëzohen n‰ polici dhe jo në Ministrinë e Brendshme.
“Për pyetjen tonë se pse po bëhej shkarkimi i ndihmave të Fundjavë Ndryshe te Ministria e Brendshme, morëm përgjigje se po sillen si provë materiale. Mos qeshni të dashur qytetarë, provë materiale, pikërisht kështu. Por sipas Kodit të Procedurës Penale e dimë që provat materiale dorëzohen ne polici e prej aty kalohen në Prokurori dhe JO në Ministrinë e Brendshme”,shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Pak ditë më parë u arrestua dhe shefi i Komisariatit të Policisë në Rinas, i cili përvetësoi ndihmat e dhëna për banorët e prekur, duke i çuar në banesën e vjehrrës së tij. Abuzimet me shpërndarjen e ndihmave janë një nga fenomenet më skandaloze të kësaj situate të vështirë që po kalon vendi, dhe tregon dhe njëherë babëzinë e shtetit, dhe personave me pushtet, për të marrë çtë mundin nga qytetarët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



