E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Qeveria e Shqipërisë po na plaçkit”, bizneset nga Kosova bojkotojnë “Rrugën e Kombit
Lajme

“Qeveria e Shqipërisë po na plaçkit”, bizneset nga Kosova bojkotojnë “Rrugën e Kombit

Rreth 50 biznese ndërtimi nga Kosova kanë vendosur të bojkotojnë “Rrugën e Kombit” pas tarifave për kalimin e autostradës të vendosura nga Qeveria shqiptare.

Këto biznese thonë se vetëm material ndërtimi që importojnë nga Shqipëria, kap vlerën e 35 milionë euro në vit dhe Rrugën e Kombit e kalojnë në vit rreth 21 mijë makina. Pas vendosjes së taksës, ku për kamionët është 46 euro vajtje-ardhje, kompanitë në vit detyrohen të paguajnë rreth 1 milionë euro më shumë.

Këtë vendim, ata e quajnë si plaçkitje nga Qeveria e Shqipërisë. Ankesa kanë edhe për skanerin e vendosur për importuesit që përdorin si transit portin e Durrësit, për të cilin thonë që paguajnë 23 euro, pa e përdorur fare.

Këto janë tarifat sipas kategorive:

Klasa 1/ Motorët – 2.5 Euro
Klasa 2/ Veturat – 5 Euro
Klasa 3/ Autobus & kamionçina – 11.2 Euro
Klasa 4/ Kamion i mesëm – 16.2 Euro
Klasa 5/ Kamion i rëndë – 22.5 Euro

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.