E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria hap garën për dhënien me koncesion të Portit të Vlorës për 35 vjet
Publik News

Qeveria hap garën për dhënien me koncesion të Portit të Vlorës për 35 vjet

Qeveria shqiptare ka hapur garën për dhënien me koncesion të Portit të Vlorës, që parashikohet të kthehet në një port turistik, vetëm për pasagjerë dhe jo për peshkim apo industri të tjera.

Kompania fituese do të bëjë investimin e më pas të nxjerrë të ardhura përmes tarifave portuale.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur si vlerë minimale investim në këtë port shumën prej 22.7 milion Eurosh pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e operimit nga privati do të jetë për 35 vjet, e më pas porti do të transferohet në pronësi të shtetit.

Porti turistik do të ndërtohet në zonën që sot përdoret për disa operacione tregtare. Ofertat për kompanitë e interesuara do të jenë të hapura deri më 26 shkurt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.