E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
QEVERIA PA VOTIM NË PARLAMENT,TËRHEQ SHQIPËRINË NGA KONVENTA DHE GJYKATA E STRASBURGUT!
Publik News

QEVERIA PA VOTIM NË PARLAMENT,TËRHEQ SHQIPËRINË NGA KONVENTA DHE GJYKATA E STRASBURGUT!

I VETMI VEND NË EVROPË QË E BËRI KËTË! MADJE KA FALSIFIKUAR EDHE DOKUMENTAT QË I KA DORËZU STRASBURGUT!


TASHMË TË GJITHË NËN MËSHIRËN E REFORMËS SOROS NË DREJTËSI!
Qeveria Shqiptare i vetmi vend në Evropë që tërhiqet nga Konventa dhe Gjykata Europiane e Strasburgut për shkak të Pandemisë nga frika e Padive kundër gjobave dhe burgimeve të deritanishme 40 ditore dhe ato që do të vijnë! Sps kjo puna e Kodit Penal dhe Diktaturës nuk është punë e përkohshme por do zgjasë ca si shumë, sipas Axhendës Soros! Ndaj heshtin edhe Dashnori i Kushtetutës Ilir Meta dhe Klyshi i Soros Lyl Paterica! Se kështu ka dhënë urdhër Padroni i Madh Soros!

E-Maili i Ministrisë së Jashtme që nxorri Shqipërinë nga juridiksioni i Gjykatës Europiane së të Drejtave të Njeriut në Strasburg i mbushur me falsifikime dokumentash zyrtare! Nga njëra anë një vendim i tillë nuk mund të merret pa votim në Parlament. Asnjë Ministri e Jashtme nuk ka kompetencë vendimarrje për të nxjerrë apo tërhequr Shqipërinë përgjithmonë apo përkohësisht nga Konventa Ndërkombëtare si kjo por veç Parlamenti me shumicë të cilësuar sps kur është miratuar po ashtu ka pasur shumicë të cilësuar! Konventat Ndërkombëtare kanë fuqi si Kushtetuta, Ministritë e Jashtme nuk kanë fuqi, as Qeveritë, vetëm Parlamenti me 3/5!

Falsifikimi ka të bëjë me hyrjen në fuqi të akteve dhe datat e tyre! Sipas Qeveriut me Ministër të Jashtëm Kryeministrin mësues vizatimi i cili zhgarravit mbi Konventat Ndërkombëtare dhe i ekspozon në galeri arti në Berlin apo New York me paratë tona, aktet kanë hyrë në fuqi kur i ka shkrujt Kryeministri në Facebook dhe jo në Fletoren Zyrtare (siç e dini jnaë botu këtë të Premte). Gjykata e Strasburgut është njoftu sot me e-mail nga Gent Cakaj me fantazinë e juristit me diplomë Kristali se nuk do të ketë fuqi prapavepruese para 20 Prillit!

Puna është se tashmë jemi zyrtarisht njësoj si në vitin 1946 kur Shqipëria e Enverit vendosi të dalë nga të gjitha konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për të fillu skenarin e Beogradit 45 vjeçar të izolimit më të egër planetar të një vendi! Tashmë kur askush nuk na ka më në refene, me konsensusin e Metës dhe Lylit, EDvEri fillon proçedurat e izolimit jo vetëm të shqiptarëve brenda shtëpive (kur çdo vend bën gati hapjen) por edhe të izolimit të vetë Shqipërisë nga Bota!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.