E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria tender të dyshimtë për rindërtimin pas termetit
Publik News

Qeveria tender të dyshimtë për rindërtimin pas termetit

Qeveria shqiptare do të prokurojë shumën prej 76 mln eurosh si pjesë të programit të rindërtimit nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Tenderi është shpallur dy ditë më parë dhe do të përfshijë  rindërtimin e shtëpive të dëmtuara, ndërtimin e konvikteve dhe rindërtimin apo ndërtimin e shkollave, raporton Oranews.

Open Data Albania ka bërë të ditura disa shifra sipas të cilave për rindërtimin e shtëpive do të zhvillohet një prokurim prej 5,4 mld lekë , për ndëtimin e konvikteve dhe shkollave një prokurim prej 1,2 mld lekë,  dhe 7 prokurime më të vogla në bashkitë e Kurbinit, Lezhës, Krujës, Durrësit, Kavajës, Rrogozhinës, Kamzës, Vorës dhe Shijakut për ndërtimin e shkollave dhe shtëpive

Ajo që bie në sy është se për këto tendera qeveria shqiptare ka zgjedhur “procedura të kufizuara” e cila zhvillohet në dy faza.

Kështu në fazën e parë bëhet një thirrje publike për të gjitha kompanitë që kanë interes në parim që të deklarojnë interesin e tyre.

Ndërsa në fazën e dytë nga lista e kompanive që kanë shprehur interes qeveria përzgjedh disa të cilave u kërkon të paraqesin ofertë dhe mes tyre zgjedh fituesin.

Sipas ligjit 9643 për prokurimet publike neni 43, 3/a  parashikohet që afati minimal kohor për dorëzimin e kërkesës për pjesëmarrje është 20 ditë nga data në të cilën është shpallur njoftimi i kontratës në faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik; dhe në pikën B parashikohet që në procedurën e kufizuar, afati minimal kohor për dorëzimin e ofertës është 20 ditë nga data në të cilën është dërguar ftesa për ofertë te kandidatët.

Por çfarë ka bërë qeveria shqiptare për këtë?

Sipas Open Procurement Albania që po monitoron tenderat e programit të rindërtimit dhe që ka denoncuar shkeljen e afateve ligjore në shkeje të hapur të ligjit në fjalë qeveria lejoi vetëm10 ditë për 8 nga tenderat dhe 9 ditë për një tjetër.

Një afat i tillë i shkurtuar do të sjellë kufizimin e numrit të kompanive që mund të shpallin interes.

Afati është edhe më kufizues nëse kihet parasysh se prokurimi po bëhet në një kohë krizë nga koronavirusi ku shumë biznese janë në kohë krize dhe në pamundësi për të marrë pjesë në tendera.

Po kështu sipas ligjit shqiptar prokurimet me vlerë më të madhe se 1 miliardë lekë duhet të zhvillohen me procedurë ndërkombëtare.

Për të zbatuar këtë qeveria shqiptare e ka shpallur ndërkombëtare procedurën e mësipërme dhe ka bërë një njoftim në Financial Times.

Dhe këtë herë nuk ka sërish 20 ditë kohë por vetëm 9 ditë cka i detyron komnaitë që jo vetëm të njoftohen por edhe të shpallin interes ndryshe tenderi do dështojë dhe në rast të dështimit të tenderit siç ka ndodhur rëndomtë qeveria shpall procedurë të drejtpërdrejtë dhe e argumentuar ligjërisht.

A do të ketë ndonjë kompani të huaj që brenda 9 ditësh të informohet të vlerësojë dhe shprehë interesin për këtë tender kur dihet që bota është e mbërthyer nga paniku prej COVID-19

Sipas ligjit për Prokurimet përcaktohet se procedura e kufizuar mund të përdoret vetëm në dy raste:

Procedurat e nxtituara do të kufizojnë konkurencën, me qëllim që të zgjedhë klientët të preferuar ne tenderin më të madh që është bërë ndonjëherë për ndërtimet sociaaletre ditë më parë dështoi dhe një tjetër tedneer prej 1.8 miliard për rindërtimet në tiranë ai i bashkisë së kryqytetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.