Qindra mjete mbesin në rrugën e Arbrit. Qytetarët fjetën nëpër makina dhe furgona
Dhjetëra mjete kanë mbetur në rrugë prej ditës së djeshme në segmentin e rrugës së Arbrit për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Shumë mjete që kanë mbetur në rrugë janë përplasur midis tyre në By Passin e Qafë Murrizit.
Aktualisht, vetëm një segment i kësaj rruge është i hapur. Dhjetëra persona kanë kaluar natën në automjetet e mbetura në rrugë ose në lokale aty pranë.
Mbi 300 makina mbetën të bllokuara mbreme ne Qafën e Murrizit, shumica e kaluan natën pranë një lokali të zonës. Pesë persona kanë kaluar natën në një furgon të mbetur në rrugë. Rruga nga Peshkopia në Kukës kalohet me vështirësi dhe po kështu në disa segmente edhe të rrugës së vjetër Dibër-Tiranë që kalon përmes Burrelit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



