E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qori: Për 1 muaji do ta çoj Shqipërinë në zgjedhje të parakohshme
Lajme

Qori: Për 1 muaji do ta çoj Shqipërinë në zgjedhje të parakohshme

Pas shpalljes zyrtare të kandidaturës për Bashkinë e Tiranës, kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, shprehet i qartë dhe i vendosur për vizionin e tij për kryeqytetin. Ai shpreh besimin në përkrahjen e qytetarëve në këto zgjedhje të pjeshme dhe vë në dukje se kandidatët e tjerë “të pavarur” në fakt presin mbështetjen e drejtuesit të PD-së, Sali Berisha.

Qori refuzon kategorikisht aleancat me partitë e tjera opozitare, duke i cilësuar ato si marrëveshje të paprincipta, të orientuara nga interesa vetjake dhe jo në dobi të Tiranës.

“Ne nuk na interesojnë aleancat e paprincipta. Koha na ka dhënë të drejtë për gjithçka që kemi vendosur. Tirana ka nevojë për qeverisje tërësisht të re. Për të vendosur ndërshmërinë në krye të punës për vizionin e ardhmes. Ndërkohë partitë e tjera mendojnë sot për nesër ku të kapin një copë pushteti. Tirana sot dhe Shqipëria nesër të jenë të begata.

Ata që shpallen të pavarur po presin mbështetjen e Berishës. Sado kandidatë të ketë në fushë, si Lëvizja Bashkë nuk ka të dytë të ngjashëm në politikë. Çështjet që ne ngrejmë nuk i guxon askush t’i ngrejë.

Unë besoj se duke pasur këtë qasje, do prezantojmë pas pak ditësh programin për Tiranën, do të arrijmë të bindim shumë qytetarë të na votojnë. Është shansi për çdo qytetar që është i zhgënjyer e i mllefosur.

Ne vota do të kërkojmë në të gjithë trupën zgjedhore të Tiranës. Ne nuk i ndajmë qytetarët nga origjina e tyre partiake. Nuk duam mbështetjen e oligarkëve dhe të korruptuarve. Do japim një mesazh që përkatësitë e vjetra partiake janë të tejkaluara nga koha dhe janë një barrë e rëndë e lidhur mbi qafën e qytetarit. Kemi nevojë të bëjmë një hap të rëndësishëm përpara dhe Lëvizja Bashkë është mundësia,” tha Qori për Report TV.

Ai thekson gjithashtu se në rast se zgjidhet kryetar i Bashkisë së Tiranës, do të nxisë zgjedhje të parakohshme në Shqipëri. Nëse ndryshimet vonojnë dhe ai do të duhet të punojë me një shumicë të këshillit bashkiak të PS-së, do t’u kërkojë atyre të përkrahin apo refuzojnë propozimet në interes të qytetarëve, duke i vënë përballë përgjegjësisë së tyre.

“Unë dorën ua shtrij vetëm qytetarëve. E kam zët politikën hipokrike që kur e shan tjetrin 50 herë, pastaj i shtrin dorën. Për mua politika duhet të jetë serioze e parimore. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të mbështetin kandidaturën time sepse nuk e kam në etikë pazarin.

Nëse zgjidhem kryetar, brenda 1 muaji do të ketë zgjedhje të parakohshme. Nëse bëhem kryetar i bashkisë dhe ndryshimet qeverisëse vonojnë dhe do më duhet të qeveris me një shumicë të këshillit bashkiak të PS, qasja ime do të jetë propozimi në të mirë të qytetarëve dhe do të jetë përgjegjësia e Këshillit Bashkiak për t’i votuar apo jo. Dhe i them se keni vetëm dy alternativa, ose përkrahni këto masa në dobi të qytetarëve, ose merrni me vete turpin dhe përgjegjësinë përpara qytetarëve të Tiranës.

Fitorja e PS në zgjedhjet e fundit ka qenë inorganike. Pakënaqësia është rritur. Kam parë se qytetarët po fitojnë shpresë dhe nga angazhimet e Lëvizjes Bashkë. Unë nuk bëj parashikime për rezultatin,” përfundoi Qori.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.