E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria  miraton shumën për kurimin e aktorit Genc Fuga
Lajme

Qeveria miraton shumën për kurimin e aktorit Genc Fuga

Aktori i njohur, Genc Fuga i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një goditje në tru pas thirrjes për ndihmë nga bashkëshortja e tij, Eni Jani ku brenda pak orësh u sigurua shuma për operacionin që kushtonte 19 mijë euro.

Nga ana tjetër, qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për mbulimin e shpenzimve të kurimit të aktorit Fuga, e cila është 2 milionë lekë të reja.
Kujtojmë se në një kohë rekord, brenda pak orësh nga apeli i bërë nga Eni Jani, shuma e kërkuar u sigurua madje u mblodhën 43 mijë nga dhurimet përmes aplikacionit go-fundme. Rreth 1200 qytetarë kontribuan për shërimin e Fugës, mes të cilëve artistë, kolegë aktorë dhe personazhe publike në shuma të ndryshme.

Po atë mbrëmje aktorja Eni Jani njoftoi mbledhjen e shumës ndërsa falënderoi miqtë e publikun  për mbështetjen dhe ndihmën monetare e po ashtu mjekët që kryen operacionin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.