E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetarët protestojnë para kopshtit privat në Tiranë ku u dhunua vogëlushja: Rasti është shokues, të merren masa më të rrepta
Lajme

Qytetarët protestojnë para kopshtit privat në Tiranë ku u dhunua vogëlushja: Rasti është shokues, të merren masa më të rrepta

Prindër të fëmijëve, kanë protestuar duke kërkuar zbardhjen e rastit dhe duke u shprehur se duhet të merren masa të rrepta ndaj edukatoreve dhunuese, që të shërbejnë si shembull për mos përsëritje të rasteve.

“Për këdo fëmijë, është rast shokues. Fëmijën tim e çoj në kopsht shtetëror fëmijën tim, të ky kopsht ka pasur denoncime dhe më parë. Kopshtet duhet të monitorohen me kamera që shihet gjithçka çfarë ndodh. Duhet të bëhen kontrolle në kopshte dhe duhet të merren masa më të rrepta. Nuk dihet se çfarë do të bëja nëse diçka do t’u ndodhte fëmijëve të mi”, tha një nënë.

Ndërsa një tjetër u shpreh: “Po të isha në vendin e prindërve, do reagoja shumë keq. Është diçka që nuk tolerohet. Ka njerëz që i rrisin në vështirësi. Kam dëgjuar dhe më parë raste dhune në kopshte, u bëjnë shantazhe e presione psikologjike. Fëmijët e mi janë në kopsht shtetëror.”

WhatsApp Image 2023-11-07 at 16.12.55 (1)WhatsApp Image 2023-11-07 at 16.12.55

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.