E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetarët protestonin për tarifën e rrugës, Rama premton Aeroport kuksianëve
Lajme

Qytetarët protestonin për tarifën e rrugës, Rama premton Aeroport kuksianëve

 Qytetarët kuksianë protestuan sot për disa orë në rrugën e Kombit lidhur me tarifën e vendosur nga qeveria. Protesta që nisi paqësore u përshkallëzua deri në përplasjen me forcat e policisë. E ndërsa qytetarët kërkonin heqjen e tarifës që varion nga 2.5 në 22.5 euro, në varësi të automjetit, Kryeministri Edi Rama nga Vlora ka preferuar të ironizojë duke u shprehur se qeveria po punon për të hapur aeroportin e Kukësit.

“Qeveria po vijon negociatat për vënien në punë sa më shpejt të aeroportit të Kukësit. Ky aeroport do t’i shërbejë një hapësire shumë të rëndësishme shqiptare dhe është një aeroport që do të jetë i garantuar me një fluks të lartë, pasi do të mbulojë të gjitha fluturimet me Anglinë, Gjermaninë, Zvicrën dhe zonat ku ka shumë shqiptarë.

Pa llogaritur pastaj edhe shqiptarët e Kosovës, që do ta kenë shumë më të lehtë të përdorin aeroportin e Kukësit, si rezultat i çmimeve te ulëta”, deklaroi Rama

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.