E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetarët të bllokuar nëpër Shqipëri/ Basha: Qeveria ka dështuar për t’ju qëndruar pranë banorëve!
Publik News

Qytetarët të bllokuar nëpër Shqipëri/ Basha: Qeveria ka dështuar për t’ju qëndruar pranë banorëve!

Basha tha se zgjidhja e kësaj situatë do ishte marrja e masave paraprake, pasi reshjet ishin paralajmëruar prej ditsh.

“Situata zgjidhet duke marrë masat paraprake. Reshjet e dëborës dhe ngricat priteshin prej ditësh. Prej disa orësh i bllokuar në rrugë. Gjatë rrugës për Lezhë dhe Shkodër nuk pashë asnjë borëpastruese. Ambulanca dhe automjete private të bllokuara rrugës, pa ndihmë. Qytetarët e bllokuar anembanë Shqipërisë, të braktisur. Shkodra ka pothuajse 40 ditë nën ujë. Shkodra e braktisur, e gjithë ultësira perëndimore e braktisur. Qeveria ka dështuar turpshëm për t’ju qëndruar pranë banorëve.

Prej 5 ditësh është paralajmëruar kjo situatë. Mijëra qytetarë në çadra dhe gërmadhat e shtëpive të prishura nga tërmeti. Shqipëri e bllokuar, në vendnumëro prej vitesh si sot nën dëborë. Ata që kanë marrë paratë e shqiptarëve t’u vijnë urgjent në ndihmë qytetarëve të bllokuar në rrugë dhe shtëpi. Dështim i qeverisë që rrugët janë bllokuar”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.