E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetarët ukrainas duke u fshehur nën urën e shkatërruar përpiqen t’i shpëtojnë bombardimeve ruse
Bota

Qytetarët ukrainas duke u fshehur nën urën e shkatërruar përpiqen t’i shpëtojnë bombardimeve ruse

Të shtunën e 5 marsit, një armëpushim i arritur mes Rusisë dhe Ukrainës dështoi dhe mijëra civilë nuk u larguan dot nga dy qytete të Ukrainës.

Ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se njësitë e saj po hapnin korridore humanitare për një periudhë prej pesë orësh për të lejuar familjet ukrainase të largoheshin.

Megjithatë, autoritetet ukrainase njoftuan se evakuimet duhej të anuloheshin sepse forcat ruse kishin vazhduar të sulmonin qytetet.

Në këtë foto, mund të shihen se si qytetarët ukrainas janë mbledhur të gjithë bashkë nën një urë të shkatërruar ndërsa përpiqen të mbrohen nga bombardimet dhe presin të evakuohen duke kaluar lumin Irpin në periferi të Kievit.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.