E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetari i gjen ‘zgjidhjen’ Berishës: Bllokoni Tiranën me kamiona
Lajme

Qytetari i gjen ‘zgjidhjen’ Berishës: Bllokoni Tiranën me kamiona

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një tjetër takim në kuadër të foltoreve, kësaj radhe me banorë të njësisë administrative nr. 4 në Tiranë.

Gjatë bashkëbisedimit, një prej qytetarëve shprehu hapur pakënaqësinë e tij ndaj formës së protestës që po ndiqet aktualisht nga opozita. Ai theksoi se, sipas tij, qeveria nuk mund të rrëzohet me tubime simbolike dhe pankarta, por vetëm përmes protestave të forta dhe veprimeve radikale.

Qytetari iu drejtua drejtpërdrejt Berishës duke sugjeruar që deputetët e Partisë Demokratike të ndërmarrin një aksion konkret, duke blerë mjete të rënda dhe duke bllokuar qendrën e kryeqytetit, nga sheshi “Skënderbej” deri te sheshi “Nënë Tereza”.

“Nuk dua të flas për Shqipërinë sot, por për Partinë Demokratike, doktor. Shqipëria ka dy figura të mëdha: Skënderbeun dhe Nënë Terezën. Të tretin do ta përmend më vonë. Nënë Tereza ka thënë se një jetë e jetuar vetëm për veten është një jetë e zbrazët, ndërsa Skënderbeu i është lutur Zotit të mbrojë lirinë dhe atdheun shqiptar. Pas tyre vjen radha jote,” u shpreh ai.

Më tej, qytetari kujtoi besimin që i ishte dhënë Berishës pas vitit 2021, duke theksuar se mbështetja ndaj tij kishte qenë e pakushtëzuar, por duke kërkuar që kjo besnikëri të mos zhgënjehej.

“Na e more kuvendin, të besuam dhe të ndoqëm. Kemi qenë dhe do të jemi pas teje, por mos na zhgënje. Foltoret nuk më bindin. Duhet revolucion. Le të blejnë 50 deputetët e PD-së nga një kamion dhe t’i vendosin nga sheshi ‘Skënderbej’ deri te ‘Nënë Tereza’, ta bllokojnë qendrën. Kjo është protestë e vërtetë, jo kartona,” theksoi ai.

Në përfundim, qytetari kërkoi ndjesë për tonin emocional të fjalës së tij, duke shpjeguar se kishte folur nën stres dhe emocion, pasi kishte frikë se mos i ndërpritej fjala.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.