Ra në humnerë bashkë me shokun, ky është 17-vjeçari që vdiq në aksident, ishte senator klase
BULQIZË – Një aksident me pasojë vdekjen e një 17-vjeçari dhe plagosjen e një tjetri u regjistruar mbrëmjen e kaluar në Bulqizë.
Viktima është identifikuar si Florian Pupuleku, pasagjer në mjet, ndërsa i plagosur ka mbetur shoferi 20-vjeçar Ervis Terziu.
Mësohet se ai ishte nxënës i shkollës së Mesme Teknologjike “Hysen Çela” në Durrës.
Në faqen e saj zyrtare, kjo e fundit shpreh ngushëllimet për vdekjen e të riut, ndërsa thotë se ishte edhe senatori i klases XII-U1.
“Me keqardhje japim lajmin e hidhur se nxënësi i shkollës tonë, senatori i klasës së XII-U1 Florian Pupuleku ka humbur jeteën në një aksident tragjik.
Stafi dhe nxënesit e shkollës i shprehin ngushëllimet familjes dhe shokëve.
Qoftë i xhehnetit dhe Zoti i dhëntë forcë familjes“, shkruan shkolla.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



