E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ra nga skelat e kantierit, humb jetën shqiptari në Itali (Emri)
Bota

Ra nga skelat e kantierit, humb jetën shqiptari në Itali (Emri)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Itali, ku një punëtor shqiptar ka humbur jetën gjatë punës në një kantier ndërtimi. Viktima është identifikuar si Murat Tafçiu, 52 vjeç, me origjinë nga Shqipëria.

Sipas raportimeve të mediave italiane, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve të emergjencës, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Kompania e ndërtimit, me seli në Carpi, ka shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës, duke theksuar se është në bashkëpunim të plotë me autoritetet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Ngjarja ka sjellë reagime edhe nga autoritetet lokale. Kryebashkiaku i Modenës, Massimo Mezzetti, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët dhe kolegët e 52-vjeçarit.

“I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe kolegëve të punëtorit që humbi jetën këtë mëngjes gjatë punës në një kantier ndërtimi në qendrën historike të qytetit”, u shpreh ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.