E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publik News

Rakipi “masakron” live Kryeministrin per premtimet e pambajtura

Pjesë nga debati mes Rakipit dhe Ramës:
Rama e pohon live: “Koncensionet janë krenaria e qeverisë sime”. Gazetari: Turp i madh
Rakipi: Premtove uljen e çmimit të energjisë?
Rama: Është ulur çmimi.
Rakipi: Është rritur në 75% të familjeve. Sipas raportit të ERE-s shqiptarët kanë paguar 11.4 lekë për kë nga 9.24 në vitin 2013.
Rama: Çmimi mesatar për konsumtaorët familjarë është ulur. Për biznesin është rritur.
Rakipi: Ne jemi injorantë, ti je më i dituri.
Rama: Nuk po flas për astronominë po flas për punën time. Nuk janë kështu këto.
Rakipi: ERE është institucion që drejtohet nga ty. Premtove uljen por sipas raportit të ERE-s 75% paguajnë më shumë.
Rakipi: Premtuat shëndetësi falas dhe nuk e realizuat?
Rama: Jemi në proces.
Rakipi: Si në proces? Mund të vazhdojë 100 vjet.
Rama: Ju vazhdoni merreni me koncesionet.
Rakipi: Është turp i madh.
Rama: Është krenari. Ju nuk kuptoni. Ju kujtoni se janë lekë që shteti ua jep atyre. E di që mjeku i familjes është falas. Paguanin 10 mijë lekë shqiptarët.
Rakipi: Unë kurohem jashtë. Për një ampulë që nuk e marr dot këtu, se mund të jetë bacili i ngordhur.
Media kazani”, Ylli Rakipi ia thotë Ramës në sy: Një koleg më tha “t’ia mbledhim, t’i themi legen”
Rakipi: Jam i detyruar të pyes?
Rama: Po mos ma vërtit kështu gishtin. Pastaj kazani…
Rakipi: Të përgjigjem pak për këtë. Një njeri nga këta që i bën kazan ti, më tha mua ta mbledhim njëherë këtë: Ti themi legen. Jo i thashë se ai është kryeministri i vendit. Ça janë këto fjalë otomanësh…
Rama: Këto janë tamam kultura që duhet shkulur.
Rakipi: Për këtë shkak po e bën ti.
Rama: Jo është kultura e marrjes së pushtetit në emër të njerëzve dhe transformimin e pushteti për vete.
Rama: Ka një sistem gjërash njeriu kur ulet për të qeverisur dhe fillimi i betejës për të çuar tepsinë për skrap…as PS nuk duhet që të kujtojë dhe të veprojë sikur tani e ka gjithë tepsinë për vete. Ndërkohë që ajo çka unë kam bërë dhe ne kemi bërë është të fokusohemi tek reformat themelore. Kjo është një reformë e domosdoshme. ne kemi bërë reformat themelore. Është momenti për ti thënë shqiptarëve hapur, ky është një sistem që duhet shembur. Por se shemb dot unë. Ju them shqiptarëve ju e keni në dorë.
Rakipi: Ty të kanë penguar këta?
Rama: Ta mbaroj mendimin.
Rakipi: Unë i thashë shqiptarëve jam gati ta marr këtë përgjegjësi. Më ndihmoni t’ju ndihmoj.
“4 vjet ke qeverisur me tepsi”, Rama e pranon: E dija, është një sistem pervers

Ju kërkoni tepsinë për vete?
Mënyra si funksionon është kjo. Mbaron zgjedhjet dhe kur partia e parë nuk i ka numrat fillon negociatat me partitë por në bazë të programit. Por ti më thua nëse vij duhet të pranosh 1-2-3 pika të programit. Këtu nuk funksionon kështu.
Kur e keni kuptuar ju këtë punën e tepsisë?
Që ditën e parë kur mbas zgjedhjesh jemi detyruar të bëjmë këto muhabete. Unë s’kam vajtur fare kam angazhuar njerëz.
Pra 4 vjet ke qeverisur me tepsi?
Patjetër mo… Lëri këto. Të lutem shumë.
E ke ditur që herën e parë?
Sigurisht që e kam ditur. Është një sistem pervers.
Gazetari i numëron premtimet e pambajtura Ramës, ja si përgjigjet kryeministri

Rakipi: Pse s’ke ulur vezët dhe miellin, ke përgjigjë?
Rama: TVSH e ushqimeve është si ajo e turizmit, jo të gjitha premtimet mbahen 100 perqind.
Rakipi: Premtove uljen e energjisë?
Rama: Çmimi i energjisë elektrike është ulur, e ke në faturë. Për familjet është ulur për biznesin është rritur. Nuk dini të lexoni raportet.
Rakipi: Premtuat shëndetësi falas, pse se realizuat?
Rama: Jemi në proces. Sot mjeku i familjës është falas, tarifat në spital janë të ulta. Do ndërtojmë rrugën e Lumit të Vlorës, nuk do të thotë që qeveria fillon sot dhe ndërtohet për 44 muaj, ka procedura, ka financim, do fillojmë Rrugën e Arbërit në shtator, e kam premtuar në fillim kemi fillzuar procesin, dhe rrugët kanë kohën e tyre ka procedura. Ju jeni të paditur të gjithë, ju jeni pjesë e dëmeve që i bëni këtij vendi.
Rakipi: Ske ulur naftën dhe ske hequr naftën për buqësinë.
Rama: Ti ke kapur ato që nuk janë bërë, por janë të gjitha në proces.
Rakipi: Më thuaj një koncesion që ke anuluar ?
Rama: Ju jeni të turpshëm, ka një dallim mes koncesioneve të Saliut dhe ato që bëjmë ne. Koncesionet e Saliut ishin shërbim që e bënë shteti me leket e qytetarëve në këmi të kundërtën. Kemi vajtur deri në arbitrazh dhe na kanë kthyer avokatët tanë, si kemi anuluar, por i kemi rinegociuar. Ju helmuat miletin me gënjeshtra, sepse e keni mendjen te tepsia, e thoni po merr lekë Ilir Beqja.
Punësimet nepotike në administratë, Rama pohon për herë të parë: S’kam thënë që PS është ujë i kulluar
Rama: Nuk do të thotë që po të jesh i PS-së asnjë njeri nga ata që ke rreth e rrotull nuk do jetë në punë. Kryetarja e partisë së Delvinës nuk ka pushtet për punën që ka e ëma në vend tjetër.
Rakipi: Po ju sjell një rast që s’ka lidhje me gjeografinë?
Rama: Nepotizmi nuk është një sistem nga i cili PS është imun.
Rakipi: Në fakultetin e mjekësisë pedagogët nga një familje?
Rama: Ça lidhje ka me qeverinë.
Rakipi: Po ai kryetari i Bashkisë Delvinë çfarë lidhje ka?
Rama shpërthen live ndaj gazetarit: Je komplet në gjendje “shqyerje pule”, po bën muhabete rakie
Rama: Koalicionet varen nga numrat. Nëse në çdo vend normal njerëzit bashkohen në numra për programe, këtu numrat duhet ti kërkosh me tepsi në dorë. Na jepmi mundësi që tepsinë ta çojmë për skrap. Pas 25 qershorit vij prapë këtu, merr dhe ata. Merr dhe pulat këtu, rripi.
Rakipi: Do të japim dhe ty
Rama: Mua smë fusni dot në gastronominë tuaj..Unë e di ca mendon populli për ju. Ti kujton se jeni njerëz me
Rakipi: Edhe Ergodan fliste për ty,. I uroj mikut tim fitore.
Rama: Nuk ka thënë, ku e tha?
Rakipi: Tek Kol Balla
Rama: Po mirë, nuk e kam dëgjuar.
Rakipi: Ballkanin perëndimor do të kemi ty.
Rama: Nuk funksiojnë këto, janë broçkulla. Po ca po bën? Do bëjmë intervistë… Je komplet në gjendje shqyerje pule.
Rakipi: Këtë të pulave kot e vazhdon.
Rama: Tepsia është bonifikim. Nuk bëhej dot bonifikimi pa stabilizuar terrenin.. Ky është muhabet rakie, thuaj të na sjellë raki Skrapari ky.
Rakipi: Kjo është mënyra e fushatës tënde. Nuk thua asgjë që ke bërë. Ti thua pa këtë tepsi nuk kaloj dot për mirë.
Rama: Nuk është tepsi Ilir Meta apo x y, është një sistem që duhet shkallmuar. Ti se kupton.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.