E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rakiq: Asociacionin e themelojmë njëanshëm më 20 prill
Lajme

Rakiq: Asociacionin e themelojmë njëanshëm më 20 prill

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, përmes takimit që është duke u mbajtur në veri, ku të pranishëm janë të gjithë kryetarët serbë të komunave të Kosovës, ka thënë se më 20 prill, pala serbe do ta themelojë Asociacionin e njëanshëm.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në takimin e sotëm që po mbahet në veri të vendit, ku të pranishëm janë kryetarët serbë të komunave të Kosovës ka folur për themelimin e Asociacionit.

Rakiq ka thënë se pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve kosovare, Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe do të krijohet më 20 prill.

“Prishtina ka dështuar ta krijojë Asociacionin, tani këtë do ta bëjmë ne, do ta themelojmë Asociacionin më 20 prill”, deklaroi Rakiq.

Rakiq foli edhe për arrestimin e drejtorit të të ashtuquajturës, zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke shtuar se ky i fundit është angazhuar në vazhdimësi për siç thotë ai ndalimin e dhunës ndaj serbëve të Kosovës.

Rakiq përsëriti edhe njëherë qëndrimin e presidentit serb, Aleksander Vuçiq, se shteti i tij nuk do të lejojë që gjëra të tilla të përsëriten

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.