E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama akuza opozitës: Nuk heqin dorë nga ideja se i kanë bërë nder Shqipërisë duke frymëzuar ndërtime pa leje
Publik News

Rama akuza opozitës: Nuk heqin dorë nga ideja se i kanë bërë nder Shqipërisë duke frymëzuar ndërtime pa leje

Shkojnë në GJK për të rrëzuar vendimin për konfiskimin e kateve shtesë

Kryeministri Edi Rama drejtoi sot gishtin nga opozita për ndërtimet pa leje, duke theksuar se ata nuk heqin dorë nga ideja se i paskan bërë nder Shqipërisë.

Rama deklaroi se partia që synon të marrë pushtetin shkon në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar vendimin për konfiskimin e kateve pa leje.

“Kujt t’ia thuash atyre që nuk heqin dorë nga ideja se i kanë bërë nder Shqipërisë duke frymëzuar ndërtimet pa leje. Apo atyre që shkojnë në Gjykatë Kushtetuese me një parti politike dhe duan të marrin pushtetin.

Për të rrëzuar vendimin e qeverisë për konfisikimin e ligjshëm dhe marrjen për t’ia dhënë njerëzve dhe shtetit të gjithë metrat katrorë pa leje. Këta që më akuzojnë mua se mbështes oligarkët që i kemi ne, i kam unë kullat dhe pallatet që do iu merret çdo metër katror që kanë bërë pa leje.

Çojnë në gjykatë Kushtetuese për ta rrëzuar. Çfarë paraje po mblidhet për të blerë rrëzimin e një vendimi që nuk lejon më asnjë shtesë. Se duhet sikur ti fiton më shumë por ti fiton më pak nëse do e bëjë atë investim për ta përmirësuar atë pasuri”, deklaroi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.