E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ankohet se përveç dardhave  pas shpinë ç’nuk i kanë bërë pas krahëve : Të paudhë, madje aq të paudhë sa cilido do të habitej po të tregoja ca më thonin në sy dhe se çfarë më bënin pas shpine!
Lajme

Rama ankohet se përveç dardhave pas shpinë ç’nuk i kanë bërë pas krahëve : Të paudhë, madje aq të paudhë sa cilido do të habitej po të tregoja ca më thonin në sy dhe se çfarë më bënin pas shpine!

Kryeministri Edi Rama denoncoi për “tradhtarë” brenda Partisë Socialiste gjatë fjalës në Kongresin që u mbajt këtë të shtunë.

Ndonëse nuk përmendi emra, Rama tha se në PS ka nga ata persona që tjetër gjë i thonin në sy dhe tjetër gjë bënin pas krahëve të tij.

Ai deklaroi se po të flasë për këto pabesi, do të habiten të gjithë.

“I kam njohur dhe vetë të tillë të paudhë, madje aq të paudhë sa cilido do të habitej po të tregoja ca më thonin në sy dhe se çfarë më bënin pas shpine dhe kur janë ngjitur dhe më janë ngjitur edhe mua këtu, merri me mend se sa nga këta ka më poshtë deri aty ku këta njerëz po u drejtohem duhet të nisin rrugën, por ama siç po u them këto siç janë, unë jam po ai që them besojeni, se PS është e vetmja rrugë për ju”, theksoi kreu i qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.