E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama anulon konferencën, zbardhet lëvizja e fundit e tij
Lajme

Rama anulon konferencën, zbardhet lëvizja e fundit e tij

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar planin për komunikimin e paralajmëruar me qytetarët pas kthimit nga New York-u.

Rama mbërriti rreth orës 13:20 në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, por ndryshe nga sa ishte paralajmëruar, nuk do të zhvillojë konferencë për shtyp në sallën e medias në Rinas.

Sipas informacioneve të fundit, kryeministri ka vendosur që komunikimi të mos bëhet live nga aeroporti. Në vend të konferencës, pritet të publikojë një video-mesazh drejtuar qytetarëve.

Mbërritja e Ramës në Rinas ishte shoqëruar me masa të shtuara sigurie, ndërsa në aeroport ndodheshin automjeti i kryeministrit, efektivë të Gardës së Republikës, forca të FNSH-së dhe punonjës të Policisë së Shtetit.

Prania e strukturave të sigurisë dhe njoftimi paraprak për një komunikim të rëndësishëm të kryeministrit kishin shtuar interesin rreth mbërritjes së tij në aeroport.

Tashmë vëmendja është përqendruar te video-mesazhi që pritet të publikohet nga Rama, përmes të cilit do të bëhet e ditur edhe përmbajtja e komunikimit të paralajmëruar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.