Rama anulon në mënyrë të njëanshme mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës
Zyra e Kryeministrit Edi Rama ka konfirmuar se mbledhja e përbashkët mes qeverive është anuluar. Në anën tjetër, Zyra e Kryeministrit Albin Kurti ka deklaruar se ata nuk janë njoftuar zyrtarisht për anulimin e mbledhjes.
Kryeministri Edi Rama ka anuluar në mënyrë të njëanshme mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës, e cila ishte planifikuar të mbahet nesër në Gjakovë. Zyra e Ramës ka konfirmuar anulimin e mbledhjes, ndërsa zëdhënësi i qeverisë së Kosovës nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga qeveria e Shqipërisë për anulimin. Qeveria e Kosovës është gati për mbledhjen e parashikuar për nesër, ndërsa pritet që Kryeministri Edi Rama të dalë në konferencë për shtyp për të dhënë më shumë informacione.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



